Shqiperia ime
forum
PortalHomeCalendarGalleryFAQSearchRegisterLog in
Bariē shpall listėn anti-Angli



Ashtu edhe siē kishte lajmėruar, trajneri i kombėtares shqiptare, Oto Bariē shpalli dje listėn zyrtare tė futbollistėve qė ka grumbulluar pėr ndeshjen miqėsore kundėr Anglisė, e cila do tė zhvillohet mė 25 maj nė ishullin britanik. Nė listė, e cila pėrbėhet nga 20 emra ka edhe katėr hyrje tė reja nė ekipin tonė pėrfaqėsues. Kėshtu, mbrojtėsit Andi Lila, Kristi Vangjeli, Endri Vrapi si edhe sulmuesi Vioresin Sinani do tė kenė mundėsi qė tė veshin pėr herė tė parė fanellėn kuqezi. Gjithashtu, pėr takimin miqėsor kundėr “luanėve” janė rikthyer nė kombėtare lojtarė si Ervin Skela pas disa muajsh mungese, Edvin Murati si edhe Julian Ahmataj.Kryesisht, futbollistėt qė tashmė kanė konfirmuar pjesmarjen e tyre nė ndeshjen kundėr Anglisė janė nga kampionati shqiptar duke qenė se disa prej legjionarėve qė nuk do tė marrin pjesė janė tė angazhuar me ekipet e tyre nėpėr Europė. Plot pesė lojtarė tė formacionit tė kuqezinjve do tė mungojnė nė kėtė ndeshje. Kėshtu, tre mbrojtėsit, Elvin Beqiri, Debatik Curri dhe Armend Dallku qė luajnė nė Ukrainė nuk do tė luajnė mė 25 maj duke qenė se kampionati nė kėtė shtet pėrfundon nė mes tė qershorit. Gjithashtu, Bariē nuk do tė ketė nė dispozicion as sulmuesin kryesor Erjon Bogdani, i cili luan me Kievon nė Itali dhe as mesfushorin shkatėrrues Lorik Cana qė aktivizohet me Marsejėn nė Francė. Ndėrkohė, qė sėrish ėshtė lėnė jashtė ekipit pėrfaqėsues portieri i pėrjashtuar nga Dinamo, Ilion Lika. Ja lista e plotė e 20 futbollistėve qė janė thirrur nga tekniku kuqezi, Oto Bariē pėr ndeshjen miqėsore kundėr Anglisė, e cila do tė luhet mė 25 maj nė ishullin britanik. Arjan Beqaj, Isli Hidi, Andi Lila, Nevil Dede, Blerim Rustemaj, Kristi Vangjeli, Endri Vrapi, Devi Muka, Ervin Bulku, Altin Lala, Ervin Skela, Altin Haxhi, Edvin Murati, Jahmir Hyka, Klodian Duro, Julian Ahmataj, Vioresin Sinani, Alban Bushi, Edmond Kapllani, Besart Berisha. Ky takim do t’i shėrbejė kryepankinės shqiptare pėr tė parė formėn e kuqezinjve si edhe pėr tė aplikuar skema tė reja lojė pėrpara dy ndeshjeve eliminatore qė pėrfaqėsuesja jonė do tė zhvillojė nė fillim tė qershorit kundėr Luksemburgut. Megjithėse shumė prej legjionarėve qė luajnė nė formacion nuk mund tė marrin pjesė nė kėtė takim miqėsor, kroati ka deklaruar se do tė shohė gjendjen e tė rikthyerve Edvin Murati dhe Ervin Skela. Gjithashtu Bariē do tė provojė edhe tė rinjtė Vangjeli, Rustemaj si edhe Hyka qė ėshtė aktivizuar vetėm dhjetė minuta me fanellėn kuqezi nė miqėsoren e shkurtit kundėr Maqedonisė. Ndėrkohė, qė Federata Shqiptare e Futbollit ėshtė duke punuar edhe pėr akomodimin e skuadrės nė Angli. Ėshtė vendosur qė grumbullimi i skuadrės tė nisė mė 22 maj nė vendin tonė pėr tu nisur mė pas menjėherė drejt ishullit britanik duke qenė se shumė lojtarė qė do tė marrin pjesė nė kėtė takim miqėsor janė nga kampionati shqiptar. Ndėrsa lojtarėt e tjerė qė aktivizohen jashtė do tė duhet qė tė udhėtojnė direkt pėr nė Londėr. Kuqezinjtė do tė zhvillojnė dy ditė stėrvitje nė njė prej stadiumeve tė qytetit tė Londrės. Ndeshja do tė luhet mė 25 maj nė stadiumin “Turf Moor” nė periferi tė Londrės nė orėn 20:55.