Shqiperia ime
forum
PortalHomeCalendarGalleryFAQSearchRegisterLog in
Kurthi me dopingun e Fetie Kasajt


Peshėngritėsja shqiptare Fetie Kasaj, ka akuzuar presidentin e Federatės Esat Ademi, si shkaktarin e kapjes sė saj me doping nė Europianin e zhvilluar nė Strasburg njė muaj mė parė. Nėnkampionia e Evropės rrezikon dy vjet pezullim dhe heqje tė titujve tė fituar nė rast se edhe nė testin B do tė rezultojė pozitive. E pėrlotur, sportistja shqiptare me rezultatet mė tė larta nė vitet e fundit, ka thėnė para kamerave se ajo e dinte qė kishte probleme tė kėsaj natyre, prandaj edhe nuk dėshironte qė tė merrte pjesė nė Europianin qė u zhvillua nė Strasburg. "Unė nė datėn 7 prill pata bėrė njė kontroll mjekėsor gjinekologjik dhe kisha disa probleme tė miat personale. Megjithatė e dija se ilaēet qė pėrdora pėr atė problem mund tė jepnin ndonjė ndikim dhe pėr kėtė kėrkova qė tė mos marr pjesė nė kampionatin europian. Por, ishte presidenti i Federatės Esat Ademi ai qė mė siguroi se nuk do ta kisha probleme dhe se nė krahun tim do tė dilte ai", ėshtė shprehur peshėngritėsja shqiptare. Tepėr e prekur nga faksi i ardhur nė FSHF nga ana e Federatės Botėrore, Kasaj u shpreh se ajo ka pėrdorur vetėm ilaēe me kėshillėn e mjekut dhe aspak substanca tė ndaluara qė do tė rrisnin forcėn trupore tė saj. Ajo ėshtė gjetur me njė sasi tė madhe tė stanozololit, njė nga substancat tė rreshtuara nga ĖADA (Agjencia Botėrore e Anti-Dopingut) si rreptėsisht e ndaluar. "Nė kontrollin e urinės tė bėrė tek peshėngritėsja Fetie Kasaj, ėshtė gjetur njė substancė e palejueshme", shkruhet nė analizat e sjella nga laboratori i Kėlnit nė Gjermani.
Kurthi
Si Fetie Kasaj, ashtu edhe trajneri i saj Faruk Kalleshi kanė mbėshtetur faktin se ata e dinin qė do tė kishin probleme, por ndaj tyre gjithēka ka qenė si njė kurth. "Presidenti Ademi pagoi edhe 100 mijė lekė qė Fetija tė bėnte analizat dhe i tha qė nuk do tė kishte probleme, madje foli duke rrahur gjoksin. Por, ne e dinim qė njė gjė e tillė mund tė ndodhte, pavarėsisht se i besuam fjalės sė tij. Ne gjuhėn shqipe kjo quhet prerje nė besė", u shpreh trajneri Faruk Kalleshi. "Veē kėsaj, nuk kuptova pėrse Federata duhet ta bėnte kaq shpejt publik kėtė lajm, pa mė sqaruar mua njėherė. Mos ndoshta Federata kishte ndėrmend tė mė shkatėrronte? Unė kam marrė pjesė nė shumė gara dhe asnjėherė nuk kam pasur probleme apo tė kem pėrdorur substanca tė ndaluara, por e thashė qė kisha probleme gjinekologjike", u shpreh mė tej shtangistja nėnkampione e Evropės. Fetie Kasaj ka konfirmuar gjithashtu se do tė bėjė edhe testin B, megjithatė shansi i saj kryesor ėshtė dalja pėrpara Panelit tė Shqyrtimit nė Federatėn Botėrore, ku me anė tė dokumentit qė provon analizat e saj gjinekologjike, mund tė bėjė qė vendimi pėr pezullim tė ndryshojė, ndonėse heqja e titullit duket se ėshtė njė gjė e sigurtė tashmė.