Shqiperia ime
forum
PortalHomeCalendarGalleryFAQSearchRegisterLog in

Jalė, zbulohet plani sekret i qeverisė




"Integrated Coastal Development Study and Plan", saktėson numrin dhe katet e hoteleve qė priten tė ndėrtohen nė Jalė

E mbani mend Jalėn? Po fadromat e Ndėrtimores qė shkatėrronin hotele dhe lokale tė ndėrtuara pranė plazhit? Mė nė fund, a ju kujtohet se si e pati akuzuar aleati politik Vangjel Dule, Kryeministrin, pėr "interesa tė paligjshme" nė kėtė zonė? Tė gjitha kėto detaje, tė veēuara e pa lidhje nė dukje, mund tė kenė njė sfond, njė motiv mė mirė. Pas kėtij aksioni tė bujshėm nė perlėn e bregdetit shqiptar, pas reagimeve tė ashpra dhe hedhjes sė dyshimeve nga politika dhe mediat se Berisha "ka njė plan", revista "MAPO" bėn publik njė projekt turistik, i cili vėrtet ėshtė mė i gjerė se Jala e vogėl, porse ka rėnė nė njė dorė qė ndoshta fsheh diēka. Kryeministri Berisha mban prej javėsh mbi tryezėn e tij tė punės njė superstudim pėr bregdetin, nė jug tė vendit, i cili parashikon ndėrtimin e resorteve turistike, pjesė e tė cilit ėshtė dhe zona nė Jalė.

Projekti

Projekti i quajtur "Integrated Coastal Development Study and Plan", ka pėrfunduar nė shkurt tė vitit 2006 dhe ėshtė hartuar nga "Njėsia e Menaxhimit tė Projektit" e cila drejtohet nga dhėndri i Kryeministrit, Jamarbėr Malltezi. Studimi ka qenė vetėm pjesa e parė e projektit, pėr tė cilin qeveria shqiptare i ka marrė (pėr totalin e projektit) rreth 38 milionė euro kredi, Bankės Botėrore. Materiali i disponuar pėrfaqėson vetėm studimin e projektit, ndėrsa fazat e tjera do tė jenė miratimi dhe zbatimi i tij nė terren. Projekti "Integrated Coastal Development Stdudy and Plan", qė Kryeministri nuk e bėn publik, saktėson numrin dhe katet e hoteleve qė priten tė ndėrtohen nė Jalė, por kėtė herė "me leje". Kjo histori nuk mbaron me kaq. Qeveria disponon tė dhėna tė sakta e tė detajuara edhe pėr zonat e tjera tė pėrzgjedhura nga studimi, qė tashmė disponohen tė plota e tė detajuara edhe nga "MAPO". Sipas kėtij projekti tejet ambicioz, pėr gjithė bregdetin jugor, pritet qė tė kthehen nė fshatra turistike dhe zonat e Palasės, Dhėrmiut, Vunoit, Himarė-Livadhjasė, Himarė-Pilurit, Porto Palermos, Qeparoit tė vjetėr etj. Nuk mund tė mungonte dhe Kakomeja. Projekti nė fjalė ka legjitimuar dhe ndėrhyrjet e kryera nė kėtė fshat nė vitin 2005, me urdhėr tė ish-kryeministrit Fatos Nano.
Nė fund tė vitit 2005, qeveria e kryesuar nga kryeministri Sali Berisha vendos tė hartojė njė projekt ambicioz, pėr zhvillimin e turizmit nė zonat bregdetare tė jugut tė vendit. Pėr tė vėnė nė jetė kėtė qėllim, qeveria kontaktoi Bankėn Botėrore, sė cilės i kėrkoi njė hua prej 38 milionė eurosh nė total, me tė cilat do tė realizoheshin tė gjitha fazat e projektit. Banka Botėrore pranoi kėrkesėn e qeverisė shqiptare. Pėr pasojė, qeveria ishte "e detyruar" tė fillonte punėn pėr krijimin e Njėsisė sė Menaxhimit tė Projektit, tė pagėzuar "Integrated Coastal Development"

Fshehja e studimit
Nė tė gjithė panoramėn e zhvillimeve tė kėsaj ēėshtjeje, ka shumė pikėpyetje. Sė pari, lidhur me fshehtėsinė me tė cilėn qeveria po e trajton kėtė projekt. Asnjė prej grupeve tė interesit apo faktorėve tė tjerė social-politikė nė vend, nuk kanė qenė dhe ende nuk janė tė informuar nė lidhje me ecurinė dhe rezultatet e fazės sė studimit qė disponon revista "MAPO". Ndėrsa ndėrhyrja nė Jalė ka prekur pikėrisht ato territore, tė cilat janė rrethuar me shirit tė kuq nė projekt, kryeministri Berisha e justifikon aksionin e ndėrtimorėve nė kėtė zonė vetėm me "parullėn" e prishjes sė ndėrtimeve pa leje! Cila ėshtė arsyeja qė e bėn kreun e qeverisė tė mos shqiptojė asnjė germė, pėr njė projekt qė prej mė shumė se njė viti e mban mbi tavolinė?! Mė tej, do tė duhet qė ky studim t'i paraqitet KRRTRSH-sė pėr miratim, e nėse kjo e fundit e miraton, atėherė studimi i publikuar sot pėr herė tė parė nga revista "MAPO", do tė jetė Master-Plani ligjor pėr ndėrtimet nė vijėn jugore tė bregdetit shqiptar. Njė tjetėr fakt i dyshimtė lidhet dhe me "garniturėn", qė shoqėroi ndėrhyrjen e qeverisė nė Jalė. Pak ditė pas aksionit nė Jalė, ndėrhyrja e fadromave u pėrqendrua tek-tuk edhe nė zona tė tjera tė vendit, por qė nė mėnyrė tė ēuditshme nė kėto zona qeveria u mjaftua vetėm me disa minuta aksion, qė mė shumė se aksion alla-ndėrtimor u shndėrrua nė aksion tė pastėr mediatik. Kėto veprime tė mėvonshme, ndezėn dyshime tė forta se qeveria po pėrpiqej tė hiqte vėmendjen nga shkatėrrimet e papritura qė ndodhėn nė Jalė.
Pasi "MAPO" siguroi projektin e mbajtur sekret, kėrkoi menjėherė tė kontaktonte Njėsinė e Menaxhimit tė Projektit. Me shumė kujdes, drejtuesi i kėsaj agjensie, Malltezi na komunikoi se axhenda e tij e ngjeshur, nuk i jepte kohė pėr t'i dhėnė pėrgjigje interesimit tonė. Gjithsesi, ai na siguroi se tre bashkėpunėtoret e tij nė kėtė zyrė do tė ishin nė dispozicion. Duke mos patur tjetėr mundėsi iu drejtuam nėpunėsve tė "Njėsisė sė Menaxhimit tė Projektit", pa e ditur se materiali pėr tė cilin po interesoheshim do tė na kthente nė gazetarė "non grata". I gjithė "zelli bashkėpunues" i treguar nė fillim nga punonjėset e zyrės, u shua porsa ato shfletuan materialin qė ne i dorėzuam, e qė pėr ironi nuk ishte gjė tjetėr, veēse njė produkt i thurur dhe i elaboruar pikėrisht nga kjo zyrė koordinimi. "Pėrse keni ardhur kėtu? Pėrse na i tregoni kėto? Ju lutem mė tregoni pak kartat qė vėrtetojnė se jeni gazetarė. Unė nuk do t'u kthej asnjė pėrgjigje pėr kėto qė ju mė pyesni",- tha ndėr tė tjera, nė fund tė "takimit", njėra prej tre punonjėseve tė projektit "Integrated Coastal Development".