DASHI (20/III-20/IV)
Përfitoni nga gatishmëria e një personi i cili
mund t’ju japë qetësinë që dëshironi,
për të menduar për zgjidhjen e gjërave që
ju shqetësojnë. Dita në përgjithësi
do të jetë e qetë.
DEMI (21/IV-20/V)
Tregohuni më të dashur me partnerin tuaj, e mos
u tregoni shumë arrogantë. Pavarësisht ideve
të ndryshme që mund të keni, mundohuni të
gjeni zgjidhje të përbashkëta.
BINJAKET (21/V-20/VI)
Do të jeni protagonistë absolutë në këtë
ditë e askush nuk mund tua “vjedhë skenën”.
Dita do të fillojë plot dinamizëm, me një
seri ftesash e telefonatash stimuluese.
GAFORRJA (21/VI-22/VII)
Rrini sa më larg atyre që kanë dhuntinë
t’ju irritojnë. Edhe pse gjithçka shkon mirë,
sot do të ndjeheni si në ankth e me një hije
pesimizmi që do jua prishë humorin.
LUANI (23/VII-22/VIII)
Hëna në një aspekt pozitiv në shenjë
ju ndihmon të përfundoni javën “ me këmbën
e duhur”. Mos harroni një premtim që i keni
bërë një familjari.
VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)
Do të mundoheni të mbroni pozicionin tuaj me ata që
komandojnë e do të tentojnë t’ju “shfrytëzojnë”.
Do të jeni agresivë e të shpërqendruar gjatë
ditës, duke pritur vetëm të sulmoni.
PESHORJA (23/IX-22/X)
Tregohuni diplomatikë për të thyer akullin mes
teje e partnerit, pastaj hapeni zemrën tuaj. Mund të
merrni një kënaqësi të këndshme në
fushën profesionale.
AKREPI (22/X-21/XII)
Nëse ajo që dëshironi është një
liri më e madhe veprimi, nuk do të keni vështirësi
ta fitoni. Nëse keni një objektiv të përcaktuar
nuk do të ndaleni deri në fund të qëllimit.
SHIGJETAR (22/X-21/XII)
Janë yjet që do ju ndihmojnë për të
“qetësuar ujërat” në raportet më
burokratike. Do të gjeni një zgjidhje të kënaqshme
e do të ndjeheni më mirë se kurrë.
BRICJAPI (22/XII-20/I)
Mos u shqetësoni për gjëra, që ndërgjegjen
e keni në rregull. Për shumë nga ju ka ardhur
momenti për të folur qartë në fushën
sentimentale. Do të keni nevojë të dini se
në çfarë pike duhet të mbështeteni
tek partneri juaj.
UJORI (20/I-19/II)
Dikush nga ju do të zgjerojë rrethin e miqësisë
me disa njohje të reja që do të ketë gjatë
ditës, të tjerë do të mund të mendojnë
për gjëra serioze e deçizive.
PESHQIT (20/II-19/III)
Nuk mund të thuhet sot për ju se do jeni të
gatshëm për të treguar të vërtetën,
por duhet të kuptoni se shpesh gënjeshtrat i kanë
këmbët e shkurtra. Buzëqeshja do të jetë
arma më e mirë.